Greqi/ Arrestohen dy të rinjtë shqiptarë, po transportonin në këmbë 42 kg marijuanë

543
Sigal

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, pasi po transportonin me çanta 30 pako me 42 kg marijuanë. Droga është sekuestruar në kufirin greko-shqiptar ndërsa operacioni u zhvillua në rrugën periferike Rajo-Kestrini gjatë darkës së djeshme në Igumenicë.

Të arrestuarit janë Kledjan Haxhi Zherri, 23-vjeç nga Fushë Kruja dhe Madrit Gezim Meta, 21-vjec nga Labinot Fushë i Elbasanit.

Që nga fillimi i vitit policia greke ka sekuestruar rreth 10.3 tonë marijuanë në zonën e kufirit, drogë që dyshohet se vjen nga Shqipëria.

Në rastin në fjalë policia ka ngritur dyshime se të arrestuarit mund të jenë përdorur nga grupe kriminale pasi dy të rinjtë nuk ishin në marrëdhënie pune.