Greqi/ Arratisen dy shqiptarë nga burgu “Kasandra”, policia në kërkim prej dy ditësh

542
Sigal

Dy të burgosurit e Burgjeve Bujqësore të Kassandra Halkidiki janë në kërkim nga autoritetet në Greqi. Ata u arratisën para dy ditësh dhe nuk u paraqitën në numërimin e mëngjesit të së martës.

Dy shqiptarët janë të moshave, përkatësisht, 31 dhe 33 vjeç, të cilët kryenin dënimin në një burg bujqësor në Kassandra të Halkidikis, pothuajse ishin gjysëm të lirë.

Hetimet e policisë kanë filluar, ndërsa janë vënë në dijeni doganat, aeroportet etj.