Gramsh – Përplasje mes tre personave, i moshuari përfundon tek Trauma

550
Një i moshuar mbeti i plagosur pas një konflikti për motive të dobëta mes tre personave në fshatin Grabovë e Sipërme në Gramsh.

Apostol Paço 39 vjeç gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me sende të forta shtetasin S.B, 63 vjeç i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë.

Policia bëri arrestimin e 39-vjeçarit, ndërsa gjatë kontrollit grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Sakaq policia nis procedim penal ndaj shtetasit DH.B, 26 vjeç pasi gjatë konfliktit dyshohet të ketë goditur me sende të forta shtetasin Apostol Paço.

Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Plagosja e lehtë me dashje “.
Sigal