“Grabitje dhe pengmarrje në Librazhd”, Berisha bën denoncimin e fortë: Janë vjedhur mijëra euro në familjen Skeja…

383
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë, ku thotë se mijëra euro janë vjedhur në një banesë në Librazhd.

Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarët dixhital në rrjetin e tij social, ku thuhet se një grabitje është bërë në Librazhd, ku një famije me mbiemrin Skeja i janë marrë mijëra euro.

Në denoncim thuhet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të shtunës dhe se në këtë ngjarje janë të përfshirë Suel Çea, i konsideruar si një person i rrezikshëm në Elbasan.

Sipas qytetarit dixhital grabitësit kanë qenë të armatosur dhe të veshur me uniforma policie.

Postimi i plotë i Berishës:

Breaking Neës!

Supergrabitje dhe pengmarrje ne Librazhd!

Qytetari dixhital drnoncon:

Bande e armatosur dhe me untiforme policie e drejtuar nga Suel Çela grabit ne nje familje miliona paund.

Ajo merr peng nje anetar te familjes se grabitur.

Narkopolicia mban te fshehur ngjarjen.

Lexoni mesazhin e tij! sb

Pershendetje doktor! Mora nje informacion, te konfirmuar ne 2 burime. Ne Librazhd eshte bere nje supergrabitje e frikshme duke u gdhire e shtuna. Jane grabitur miliona pound tek miqte e Taulant Balles me mbiemer Skeja. Ajo qe e ben te frikshme grabitjen nuk eshte vetem shume jashtezakonisht e madhe e patëve te grabitura, por menyra e grabitjes. Banda grabitese jo vetem ka qene e armatosur, por ka qene e veshur me uniforme policie dhe ka perdorur pajisje policie. Sipas informacioneve shume te besueshme grabitja eshte kryer nga banda e Rinasit ne bashkepunim me mikun tjeter te Taulant Balles, kreun e bandes se Elbasanit, Suel Çela. Ne krye te operacionit per grabitjen e miliona pounds ishte krimineli gjoja ne kerkim Nuredin Dumani. Ajo qe e ben edhe me te rende gjendjen eshte se policia nen urdhrat e Suel Çeles e ka fshehur kete ngjarje, ku per te kryer grabitjen me uniforme policie, banda ka rrembyer nje person te familjes Skeja. Me te tille logjistike dhe mbeshtetje nga shteti, banda eshte cenim per sigurine kombetare, pasi me veshjen dhe pajisjet e policise, ata mund te rrembejne kedo dhe kurdo.