Grabitja në Rinas, Meta kërkon informacion nga shefi i Shtabit të FA-ve

502
Sigal

Dy ditë pas grabitjes së afro 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, presidenti Ilir Meta i ka kërkuar informacion Bardhyl Kollçakut i cili është shefi i Shtabit të përgjithshëm të FA-ve.

Sipas zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi, Meta kërkon të mësojë mbi bazën ligjore të angazhimit të FA-ve me sigurinë e aeroportit.

“Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza. Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik.”, tha Blushi.