Grabitja në Rinas, dyshime për 2 të vrarë

684
Sigal

Zbulohen detaje në lidhje me grabitje spektakolare të zhvilluar ditën e sotme në Rinas.

Sipas informacioneve të para, policia ka gjetur një trup të pajetë pranë lumit Tërkuzë, rreth 10 km nga Rinasi.

Po kështu mësohet se policia ka gjetur një makinë duke u djegur në Shkallën e Tujanit në rrugën e Dajtit

Një makinë që po transportonte para deri aeroportit të Rinasit për t’i dërguar jashtë është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Ka dyshime janë se grabitur dy milionë euro, që ishin të një banke të nivelit të dytë.

Ka pasur përplasje me armë dhe dyshohet se një person ka mbetur i vrarë.

Grabitësit kane qenë me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Njoftimi paraprak i policisë:

Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një  helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.