Grabitja në Rinas, 30 mijë euro për çdo informacion

583
Policia e Durrësit ka vendosur 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione të vlefshme rreth vendndodhjes së autorëve të grabitjes në aeroportin “Nënë Tereza”.
Njoftimi i Policisë së Durrësit:
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 30.06.2016, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, vë në dispozicion shumën prej 30.000 Euro për çdo shtetas, i cili jep informacion të rëndësishëm që do të ndihmojë grupin hetimor në identifikimim dhe kapjen e autorëve, si dhe informacion të nevojshëm në lidhje me lëvizjet paraprake të mjetit me të cilën u krye vjedhja. Ne ju garantojmë që çdo informacion do të vlerësohet maksimalisht nga grupi hetimor dhe do të ruhet anonimati i çdo qytetari që do të bashkëpunojë me policinë. Për çdo informacion jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217 ose të shkruani në adresën e-mail, policiadurrë[email protected] si edhe në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Drejtoria e Policisë Qarku Durrës. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, ju sigurojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, po shfrytëzon të gjitha kapacitetet e saj për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve”.
Sigal