Grabitja e Rinasit, vazhdon skenari/ Gjendet pas 20 ditësh një makinë me letra greke

724
Sigal

Vazhdon skenari i ‘zbulimit’ të grabitësve të Rinasit.

Pasi u fabrikua një dëshmitar, i cili tregoi të gjithë grupin kriminal, por nuk di të thotë se ku janë milionat e eurove të grabitura, tani policia ka nxjerrë në skenë edhe një tjetër provë të çuditshme.

Mes dhjetëra kontrolleve, por shikohen edhe të dhënat e një automjeti tip Nissan i gjetur i djegur dy ditë më parë pranë shinave të trenit.

Në brendësi të mjetit me targa të huaja IOB 6442 është gjetur një pistoletë me tytë të montuar, një fletë palosje me mbishkrim në gjuhen greke dhe një kuti kartoni me mbishkrimin Tsakiris Mallas.

Policia nuk është ende në gjendje të japë detaje nëse kjo makinë është përdorur nga të njëjtët të dyshuar, apo nga autorë të tjerë për ngjarje të tjera kriminale.