Grabitja e kambistit në Tiranë, arrestohen edhe 3 persona të tjerë

479
Sigal

3 persona janë arrestuar si bashkëpunëtorë në sulmin me thikë ndaj pronarit e një pike shkëmbimi valutor në Tiranë ditën e djeshme.

Në pranga kanë rënë E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”); B. H., 27 vjeç, banues në Tiranë; Xh. D., 23 vjeç banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”) ndërsa ditën e djeshme u arrestua 35-vjeçari Edvin Fata.

Grabitja ndodhi në rrugën e Barrikadave ku 4 personat e lartpërmendur akuzohen se sulmuan pronarin e një pike këmbimi valutor, 50-vjeçarin Agron Shima, i cili po shkonte në bankë për të depozituar një çantë me para.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohet operacioni “Valuta”. Polica arreston në kohë rekord dhe tre shtetas të tjerë bashkëpunëtor të vjedhjes me dhunë të ndodhur paraditen e djeshme në rrugën e “Barikadave”, ku shtetasit A. Sh., i morën një sasi lekësh.

Zbardhet dhe një tjetër vjedhje me dhunë ku këta shtetas rezultojnë të jenë autorë. Sekuestrohen edhe sendet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjeve.

Komisariati i Policisë Nr.1 pas ngjarjes së ndodhur paraditen e djeshme në rrugën e “Barrikadave”, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në vjedhjen me dhunë ndaj shtetasit A. Sh.

Pas një pune intesive hetimore (krahas shtetasit E. F., 35 vjeç të kapur dhe të arrestuar që në momentin e vjedhjes falë ndërhyrjes në kohë të patrullës së Policisë Rrugore) në kuadër të operacionit policor të koduar “VALUTA”, u arrestuan dhe tre bashkëpunëtorët e tjerë, shtetasit:

– E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”);

– B. H., 27 vjeç, banues në Tiranë;

-Xh. D., 23 vjeç banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin paraditen e djeshme në rrugën e “Barrikadave” i kanë vjedhur me dhunë shtetasit A. Sh., një shumë lekësh të cilën ky shtetas e posedonte.

Nga veprimet proceduriale të kryera, në bashkëpunim me strukturat e Komisarisatit të Policisë Nr.3 dhe strukturat e tjera policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë rezulton se këta shtetas janë dhe autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 07 janar 2019, në rrugën “Mine Peza”, ku dy persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetasit B. Sh., (roje pranë një pike këmbimi valutor).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe sendet e përdorura nga këta shtetas gjatë vjedhjeve:

Motorr skuter; kokore; tub metalik; thikë dhe doreza plastike; doreza dhe veshje të përdorura nga autorët; tre aparate celular dhe automjet.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim’.