Grabiti shtëpinë e Benzema, arrestimi i drejtorit të Ramës bën bujë në mediat botërore

158
Sigal

Arrestimi i Drejtorit të Ujësjellësit të Kurbinit Alfred Prodani, pasi ka grabitur sulmuesin e Realit të Madridit, Karim Benzema, po bën bujë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat e njohura sportive europiane.

Gazeta spanjolle, “Marca”, shkruan: “I arrestuari për grabitjen e shtëpisë së Benzemasë… është një zyrtar i lartë nga një qeveri e huaj”.

Ndërkohë, që prestigjiozja tjetër spanjolle, “AS” shkruan në titullin e saj: “Një zyrtar i lartë nga Qeveria Shqiptare është arrestuar për grabitjen e shtëpisë së Benzemasë gjatë Klasikes”.

Drejtori i Ramës, Alfred Prodani është akuzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në 2019 për vjedhje, por ai i ka mohuar këto akuza. Arrestimi është provizor me qëllim ekstradimi.