Grabiti më shumë se 60 shtëpi në Francë, GJKKO jep dënimin për Bardh Hotin

152
Sigal

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar ka dënuar me 11 vite burg Bardh Hotin, të arrestuarin e operacionit “Aquila 2019” për grabitjen në bashkëpunim të 60 shtëpive në qytetin e Nens-it në Francë. Vendimi u dha sot nga trupa gjykuese.

Bardh Hoti përdorte dhe dy identitete të tjera (Fatbardh Hoti dhe Fatbardh Daci). Në maj 2019, policia franceze e arrestoi së bashku me Bardh Hotin dhe Besnik Fufin, Aleks Markun dhe Alfons Përkolan.

Policia franceze zbuloi se për 3 muaj në vitin 2018, Bardh Hoti së bashku me grupin e hajdutëve kishin grabitur 60 shtëpi në qytetin e Nensit. Sipas të dhënave, ata mbështeteshin nga nëj familje nga Kosova, e cila bashkëpunoi me drejtësinë për zbulimin dhe arrestimin e plotë të “grupit të skifterëve”.

Autoritetet e rendit francez akuzojnë Hotin se ka vjedhur 150 mijë euro (70 mijë euro cash dhe sende me vlerë). Gjatë operacionit, policia përllogariti se vlera totale e parave dhe sendeve të çmuara shkon në 300 mijë euro.

Ndaj grupit të arrestuarve u ngritën akuzat e “vjedhjes”, “pastrimit i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal.Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkoi 11.4 vite burg për Bardh Hotin.