Grabiti çantën me florinj në argjendari, qëlloi me armë, arrestohet autori në Vlorë

240
Sigal

Arrestohet autori i grabitjes sot në Vlorë, ku me anë të një arme vodhi në një argjendari një çantë me florinj dhe më pas u largua. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:05 në bulevardin “Ismail Qemali.

Policia bënë me dije se rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases me inicialet E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.

“Falë reagimit të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,”-njofton Policia.