Gjatë natës të së premtes, është grabitur zyra e OSHEE, në rrugën “Qemal Stafa”, në Tiranë, në afërsi të Pazarit të Ri.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Sipas mediave bëhet e ditur se, kanë qenë vetë punonjësit ata që kanë konstatuar grabitjen. Kur kanë shkuar për të nisur punën mëngjesin e sotëm, kanë konstatuar se dera ka qenë e hapur dhe dyert e brendshme të thyera.
Policia dhe grupi i hetimit, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.