Grabitet një pikë karburanti në Tiranë

550
Sigal

Gazeta Telegraf/ Një pikë karburanti është
grabitur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë.Burime nga policia
bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teodor Keko” dhe denoncimi është
bërë nga punonjësi i karburantit E.T., 38 vjec.Në dëshminë që dha në polici,
38-vjeçari tha se një person i paidentifikuar i ka marrë shumën prej 17 200 mijë
lekë. Punonjësi ka tentuar që të bëjë një përshkrim të autorit të krimit, por
policia nuk ka mundur që të bëjë një identikit të saktë.Grupi hetimor, bazuar
në provat e gjetura në pikën e karburantit dhe dëshminë e 38-vjeçarit, po punon
për identifikimin dhe kapjen e autorit.