Grabitet karburanti në Lezhë, maskat marrin një milionë lekë

204
Sigal

Grabitet pika e karburantit pranë kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë.

Persona të maskuar dhe të armatosur gjatë natës së mbrëmshme kanë grabitur xhiron e karburantit.

Ata kanë arritur të marrin rreth një milion lekë, ndërsa mbanin me vete një shkop bejsbolli si dhe një pistoletë.

Polica ende nuk ka dhënë sqarim në lidhje me ngjarjen ndërsa pritet sekuestrimi i kamerave të sigurisë.

Informacion paraprak

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë një sasi lekësh (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.