Grabitet farmacia në qendër të Durrësit, autorët marrin gjithçka

360
Sigal

Ditën e sotme është grabitur një farmaci e cila ndodhet në qendër të qytetit bregdetar.

Farmaci “Drilona” e cila ndodhet pas godinës së bashkisë është grabitur nga persona të panjohur.

Bëhet e ditur se autorët kanë marrë çdo gjë nga farmacia dhe e kanë lënë të boshatisur.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia, që ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.