Grabitësit dhunojnë burrë e grua në Lezhë, marrin lekët dhe telefonat

198
Sigal

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Lezhë, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e një 61-vjeçari për të grabitur.

Grabitësit janë futur në banesën e shtetasit me iniciale Gj.D. Gjatë grabitjes, autorët kanë dhunuar edhe të zotin e shtëpisë dhe gruan e tij.

Sipas policisë, grabitësit kanë marrë një sasi lekësh dhe dy telefona celular.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.