Goxhaj: Ligji na kthen nenin 55 të diktaturës komuniste!

421
Avokati Altin Goxhaj, gjithashtu përfaqësues i shoqërisë civile, ka kundërshtuar në komisionin e medias propozimin e deputetes së PD-së Majlinda Bregu, për detyrimin e Mediave Online për të fshirë dhe mos lejuar publikimin e komenteve denigruese e vulgare. Ky propozim ka ngjallur debate të shumta gjatë kohëve të fundit në rrjetet sociale dhe është kundërshtuar edhe më herët, vazhdimisht nga avokati Goxhaj. Në një analizë, të cilën po e pasqyrojmë më poshtë, avokati dhe përfaqësuesi i shoqërisë civile Altin Goxhaj, ka renditur arsyet e kundërshtimit nga ana e tij të nenit 55 kundër mediave sociale, nen ky i propozuar nga kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu.
Shpjegim publik nga avokati Altin Goxhaj: Çfarë ndodhi në Kuvend me Majlinda Bregun për nenin 55 kundër mediave sociale
Bregu kishte planifikuar bashkë me Kryesinë e Parlamentit ta çonte në seancë plenare për miratim nenin 55 kundër mediave sociale dhe aktivizimit online në 30 prill për miratim një muaj para zgjedhjeve! Por sot, me përjashtim të Alfred Pezës, të gjithë i dolën kundër! A është Facebook një “Portal Elektronik? (paragrafi i parë)
Majlinda Bregu thotë në FB dhe Kuvend që nuk është! AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) deklaroi zyrtarisht: Po! Kush gënjen?
Ndërkohe unë e shpjegova se nëse ti ke një fan page në FB, e ke të përcaktuar që ti je administrator apo oficer apo menaxher (sipas zgjedhjes që bën vete ti apo që të përcakton shoku yt që të ka përfshire në administrim) me kufizimet përkatëse të faqes tënde nga vetë hierarkia e FB dhe po ashtu edhe i profilit dhe gjykatësi e ka të kollajtë të të identifikoje ty si përgjegjës për atë që ka shkruar një komentues! A është cenim “I reputacionit” kur shkruan një koment në FB për Majlinda Bregun apo Taulant Ballën “Gënjeshtar” (s’po them më shumë)? (paragrafi 1, 2, 3, 5). Sipas çdo juristi është cenim i reputacionit në kuadër të nenit të Bregut! Kush është ndëshkimi ndaj administratorëve dhe komentuesve të mediave sociale? (paragrafi 5). Sipas nenit 55 të Majlinda Bregut për këtë koment duhet të të konfiskojnë edhe shtëpinë në ekuivalence me dëmshpërblimin e një vendimi gjykate për “dëm jo pasuror” (kështu e ka shkruar Bregu) që mund të shkojë edhe 100 milionë lekë (varet nga gjykatësi dhe pushtetari që të padit)! A është neni 55 i Bregut një hap shumë i fortë drejt censurës dhe autocensurës? (paragrafi 2, 3, 4).
Absolutisht po, sepse i detyron te gjithë administratorët që të fshijnë çdo gjë që i kërkon çdokush pa asnjë alternative se ndryshe përfundojnë në gjyq! Nëse nuk më besoni lexoni vetë nenin 55 të Majlinda Bregut, deputete e PD-s! Në fakt kjo fjala e deputetes së PD-së duhet hequr sepse asnjë në PD nuk kishte pranuar ta firmoste këtë nen që as Erdogani s’do e kishte shkruar kaq djallëzisht! Çfarë thanë grupet e interesit? Që ky nen s’duhet të kalojë! Duhet ngritur një grup pune ekspertesh, të hapet një debat i gjerë, të merren edhe ekspertë të huaj, të përfshihen sa me shumë palë dhe të diskutohet gjerësisht me nge!
Çfarë tha Majlinda Bregu? “Nuk tërhiqem! Do ta çoj deri në fund këtë gjë”! Çfarë është mos pengimi i komentit? Do të thotë që duhet parandaluar dhe nëse jo mban përgjegjësi administratori (paragrafi i dytë)! Çfarë do të thotë mos fshirja e komentit sapo njoftohesh elektronikisht nga ai që pretendon? Që s’ka rëndësi çfarë është shkruar por ti duhet ta fshish nëse s’do të përfundosh në gjykatë! (paragrafi i tretë). Çfarë do të thotë që përgjegjësia për dëmin është solidare? Që si administratori dhe komentuesi do e paguajnë bashkë dëmshpërblimin! (paragrafi 4). Çfarë do të thotë që AKEP do të mbyll faqen? Që AKEP do të mbyll çdo faqe që i ankohet dikush! (paragrafi 6). Çfarë kishte vendosur Bregu 3 javë më parë? Ta çonte në Kuvend në Seancën Plenare për miratim në datë 30 prill 2015 në kundërshtim me ligjin sepse ky lloj ndryshimi ligjor duhet të kalojë në 4 komisione parlamentare dhe jo vetëm në një! Çfarë ndodhi? Kryetarja e Komisionit Vasilika Hysi deklaroi se duhet më shumë kohë për diskutim më të gjerë! Po ashtu edhe grupet e interesit të cilat kërkuan ngritjen e një grupi pune me bazë të gjerë dhe ekspertize dhe të gjithë thanë që duhet kohë, shumë kohë dhe punë për të mos shkelur të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes! Madje thanë që një iniciativë e tillë në asnjë shtet nuk mund të kalojë me një shpejtësi të tillë dhe pa një debat të gjerë dhe profesional publik! Madje përfaqësuesi i AMA-s tha që Shqipëria për momentin s’ka as kapacitetet minimale! Megjithatë askush s’mund ta ndaloje Majlinda Bregun që ta çojë në Seancë Plenare për miratim, nëse ajo nuk tërhiqet dhe tjetër gjë se si do të votonin deputetët! Dhe Majlinda Bregu deklaroi zyrtarisht: “Nuk tërhiqem! Do ta çoj deri në fund këtë gjë”! Më thoni ju lutem, kujt i shërben kjo gjë përderisa opozitës jo? Nëse s’bindeni, kalojani këtë përmbledhje një juristi apo eksperti të mediave sociale tua shpjegojë!
Sigal