“Golfi” i futet kamionit poshtë, plagoset shoferi

423
Sigal

Një aksident ka ndodhur në Vlorë pasditen e sotme dhe një persona ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, ku një automjet tip “Wolksvagen” golf me targa AA162YU është përplasur me kamionin me targa AA419GS.

Pjesa e përparme e autoveturës ka përfunduar e gjitha poshtë kamionit. Drejtuesi i golfit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.