Golem, mbyllet kanali që derdhej në det, Tare: Sistemuam bregdetin

559
DURRËS – Mbyllet edhe kanali i fundit i hapur që derdhej në det në plazhin e Golemit. Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me biznesete e zonës pas një ndërhyrje në zonën urbane të Golemit, ku janë sistemuar ujërat e zeza, kanë mbyllur përfundimisht kanalin e hapur në zonën e Plazhit, i cili gjendej tek zona që njihet ndryshe si Pishat e Buta.
Mbyllja e kanalit është realizuar nga mjetet e ushtrisë, ndërkohë që agjencia kombëtare e bregdetit me personelin e saj ka realizuar edhe pastrimin e vijës bregdetare nga mbetjet e ndryshme.
Kryetari i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare tha se tashmë kemi një vijë bregdetare të sistemuar, pa derdhje të ujërave të zeza, ndërkohëqë ekziston vetëm kanali pranë kavalishencës në Plepa, i cili kërkon zgjidhje teknike. 
Biznesi i hoteleri turizmit në këtë zonë e kishte ngritur vazhdimisht problemin e kanleve të hapura, duke kërkuar ndihmë për sistemimin e tyre. Në këtë aksion është mbyllur edhe një tjetër kanal që gjendej në qendër Golem, dukë krijuar një klimë të favorshme për turistët që pritet të vizitojnë këtë verë plazhin e Golemit. 
Sigal