Golden Foot Award/ Prezantuesja shqiptare Enkeleida Zeko mes personaliteteve më të mëdhenj të futbollit botëror

178
Sigal

Edicioni i 20 në Monte Carlo/ Prezantuesja shqiptare Enkeleida Zeko mes personaliteteve më të mëdhenj të futbollit Botëror. Ajo zbulon çmimet por edhe gjurmët e sportistes shqiptare

Golden Foot Award festoi këtë fund dhjetori edicionin e 20-të jubilar të tij në Monte Carlo. Të pranishëm në event ishin personalitete të Botës së futbollit dhe lartësia e tij princi Alberto II I Monacos.

Robert Levandowski, kampioni i Barcelonës dhe Kombëtares Polake fitoi Çmimin e 20-të duke vendosur gjurmët e tij në bulevardin e yjeve Botërore në krah me Pele Maradonën, Messin, Ronaldon e shumë të tjerë. Për herë të parë vendosja e gjurmëve u bë drejpërdrejt në sallë përpara qindra të ftuarve në Grimaldi Forum.

Golden Foot Legent që u vlerësuan në këtë Gala ishin Emilio Butragueno, Fatih Terim dhe Juan Sebastian Veron.

Prestigji i Këmbës së Artë iu dha Presidentit të Realit të Madridit Florentino Perez, i cili kurorëzon karrierën në krye të klubit prej 20 vitesh gjatë të cilave ka fituar 6 Champions League dhe ka sjellë në Madrid emra të mëdhenj të futbollit si Zinedin Zidane, Luis Figo, David Behkam, Cristiano Ronaldo dhe shumë e shumë të tjerë.

Golden Foot women i jepet futbollistit me origjinë shqiptare Asllani, Ajo është futbolliste e Milanit dhe kombëtares së Suedisë.

Trofeu Golden Foot Honor iu dha lartësisë së tij Princit Alberto II i Monakos për ta falenderuar për 20 vite besnikëri dhe mbështetje për këtë ngjarje prestigjoze të dhënies së Çmimeve.

Me ish-trajnerin e kombëtares turke Fatih Terim

Në Konferencën me shtyp pyetjes së autores dhe Drejtueses së programit sportiv Fair Play Enkeleida Zeko drejtuar ish-trajnerit të kombëtares turke Fatih Terim se nëse do t’i vinte një kërkesë për të drejtuar kombëtaren shqiptare të futbollit a do ta vlerësonte?

Ish trajneri i Gallatasarajit u përgjigj se do ta vlerësonte shumë një ftesë të tillë pasi Shqipëria dhe Turqia kanë të njejtin mentalitet dhe do të ishte nder për të në rast se do të kishte një projekt të qartë dhe një propozim konkret. Ndërkohë ai e zgjeroi diskutimin me gazetaren duke bërë edhe vlerësimin e tij për kombëtaren e Turqisë, që mungoi në Katar duke u shprehur se skuadra i pëlqen dhe pret që Turqia të ecë shumë përpara në vazhdim.

Nder për Kosovën dhe Shqipërinë ishte çmimi për kosovaren Asllani, e cila foli me gazetaren Zeko për rrënjët e saj shqiptare dhe inspiroi të gjitha vajzat që duan të luajnë futboll që mos t’i braktisin ëndrrat e tyre, por të besojnë fort, sepse në fund do t’ia dalin ashtu si ajo.

Golden Foot Award organizohet nga Antonio Caliendo ish President i Modena Calcio dhe prej vitesh një nga agjentët sportive më të rëndësishëm të futbollistëve si Roberto Baggio, Carlos Dunga, David Trezege, Salvadore Schillaci e shumë të tjerë.