Goditi me thikë 45-vjeçarin, arrestohet autori

515
Sigal

Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin M.K, 43 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.Xh, 45 vjeç, në datën 29.07.2019, në fshatin Kallm i Vogël, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.