Goditi dy punonjës policie në ndeshjen Pogradec-Elbasan, e pëson keq “gangsteri” 24-vjeçar

134
Sigal

Një 24-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi dyshohet se gjatë ndeshjes Pogradec-Elbasan, ka goditur dy punonjës policie. Sipas policisë i arrestuari është shtetasi E.V.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. V., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.10.2022, në Pogradec, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Pogradeci-Elbasani, 24-vjeçari i ndaluar, së bashku me persona të tjerë, dëmtuan rrethimin e jashtëm të stadiumit “Gjorgji Kyçyku” dhe për shkak të detyrës, goditën 2 punonjës policie.