“Godet” i nxehti afrikan, del harta me zonat e kuqe në Shqipëri

234
Sigal

Shqipëria është përfshirë nga një valë e të nxehtit afrikan me temperaturat që sot pritet që të arrijnë deri në 42 gradë. Por ditët më të vështirë duket se do të jenë përpara, pasi nuk përjashtohet mundësia që termometri të kapë edhe 45 gradë. Mediat greke kanë publikuar një hartë me zonat e kuqe. Në Shqipëri zona e kuqe pritet që të jetë Shqipëria e Mesme ku do të shënohet rekordi i temperaturave.

Një nga skenarët më shqetësues parashikon se nxehtësia do të vazhdojë deri në 10 ditë, me temperaturën që “ngjitet” edhe në 45 gradë Celsius” shkruajnë mediat greke, që kanë publikuar edhe një video që tregon lëvizjen e masave të të nxehtit gjatë periudhës 25 korrik – 4 gusht. Meteorologu grek Giannis Kallianos shprehet se kjo do të jetë një nga pesë valët më të forta të nxehtësisë që ka goditur rajonin në 30 vitet e fundit.