Gledis Nano urim për festat e fundvitit: “Policia e Shtetit do gjendet gjithnjë pranë jush”

237
Sigal

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë një urim për të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festave të fundvitit.

Në një videomesazh të postuar në Facebook, Nano shprehet se Policia e Shtetit do të gjendet pranë çdo shqiptari në nevojë.

“Të nesërmen do ta ndërtojmë së bashku me një qëllim të përbashkët, për t’ja kushtuar para së gjithash fëmijëve tanë.”-shprehet Gledis Nano.

Urimi i tij

“Në këtë vigjilje festash është koha të hedhim pas lodhjen, dilemat dhe të rendim drejt një viti më të mirë dhe më të suksesshëm se sa ky që lamë pas. Çdo vit që largohet nuk i përngjan atij që vjen, pasi mbi pragun ku troket e ardhmja gjithësekush vijon rrugëtimin drejt ëndrrave dhe aspiratave personale.

Policia e Shtetit do gjendet pranë jush në çdo arterie të Shqipërisë. Së bashku do ndajmë emocionet dhe do përcjellim urimet e fundvitit. Të nesërmen do ta ndërtojmë së bashku me një qëllim të përbashkët, për t’ja kushtuar para së gjithash fëmijëve tanë.”-shprehet Gledis Nano.