Gjyqi ndaj 9 xhihadistëve po mbahet nën masa të rrepta sigurie

540
Në gjyqin për 9 xhihadistët që rekrutuan mbi 70 personave me qëllim që ti dërgonin në luftë për xhihad në Siri, i cili po zhvillohet sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, disa mbështetës të të akuzuarve nuk janë lejuar në sallë.
Mbështetësit e xhihadistëve, ashtu si herën tjetër mbanin të veshura bluza me mbishkrimin “Jam krenar që jam mysliman’.
Gjykata ka arsyetuar se qëndrimi i këtyre personave në sallë nuk është i ligjshëm. Mësohet se pas moslejimit të tyre, gjyqi ndaj imamëve po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.
Sigal