Gjykata shpall të pafajshëm Suel Çelën

525
Sigal

Suel Çela, i cili u akuza se ishte pjesë e sulmit ndaj policisë në hyrje të tregut Agroushqimor në Elbasan ka fituar pafajësinë, vendimi është marrë sot nga Gjykata për Krime të Rëndë

Sipas gjykatës, Prokuroria nuk ka arritur të vërtetoj me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në fjalë. Prova e gjetur në automjetin Audi, cigarja, nuk tregon nëse ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes Çela.

Suel Çela u akuzua si personi, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në 18 shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë.