Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht ligjin për pronat

494
Sigal

Gjykata
Kushtetuese ka rrëzuar pjesërisht ligjin për pronat. Mësohet se janë hedhur
poshtë neni 6, pikat 3 dhe 5, të cilat janë pjesë e metodologjisë së
vlerësimit. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi theksoi se
Kushtetuesja shfuqizoi nenet përkatëse.

NJOFTIM I PLOTE

Gjykata Kushtetuese e Republikës së
Shqipërisë, sot, në datën 09.11.2016, shqyrtoi kërkesat në çështjen me palë:

Kërkues: Presidenti i Republikës,
një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, jo më pak se 1/5 e anëtarëve të
Kuvendit, Avokati i Popullit, Partia Republikane e Shqipërisë, Shoqata “Pronësi
me Drejtësi”, Shoqata “Krahina Jonë”, Shoqata “Bregdeti”, Shoqata e Pronarëve
Legjitimë “Shqiptarët”.

Subjekte të Interesuara: Kuvendi i
Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Agjensia e Trajtimit të Pronave.

Objekti: Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së
Shqipërisë, i ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e
procesit të kompensimit të pronave”.

Pasi u analizuan pretendimet e
ngritura nga kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e
interesuara, Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Agjensia e Trajtimit
të Pronave, bazuar në nenin 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së
Shqipërisë si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe
funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”:

VENDOSI:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Shfuqizimin si antikushtetues të nenit 6 pika 3 dhe pika 5 të ligjit
nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit
të pronave”.

– Refuzimin e kërkesës për shfuqizimin e nenit 6 pika 1 shkronja “ b” dhe nenit
7 pika 2 shkronja “a” dhe “b” të ligjit të mësipërm.

– Rrëzimin e kërkesës për pjesën tjetër./BW/