Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Shukri Xhelilit për rikthimin në detyrë

284
Rikthehet edhe njëherë në vëmendje Shukri Xhelili. Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e ish-kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xheli për rikthimin e tij në detyrë. Xhelili e ankimoi pranë Kushtetueses, shkarkimin e tij të menjëhershëm nga qeveria pas publikimit të video-skandalit, ku shfaqej duke kërkuar favore seksuale për një vend pune. E gjitha bëhet fjalë për një vajzë 20-vjeçare, e cila ishte punësuar në pallatin e Kulturën në Peshkopi nga vetë Shukri Xhelili. Ishte ajo që e publikoi këtë video, e cila shfaqi edhe pamje nga hoteli. Xhelili u arrestua me tre akuza, por me 23 maj ai ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pushimin e tij nga puna, vendim i cili u pranua sot.