Gjykata Kushtetuese nuk e pezullon taksën 8% për ndërtuesit

517
Sigal

 

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot
kërkesën e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve të përfaqësuar nga Nikollaq
Neranxi dhe e mbështetur nga Partia Demokratike për pezullimin e ligjit “Për
sistemin e taksave vendore” në nenin që përcakton taksën prej 8% për ndërtimet
dhe hapësirat publike.Pasi dëgjoi pretendimet e palëve në proces, Gjykata e
vlerësoi si të paargumentuar dhe të paarsyeshme kërkesën për pezullimin e këtij
ligji, duke lënë në fuqi taksën e vendosur nga bashkia.Këshilli Bashkiak i
Tiranës në bazë të këtij ligji rriti vjet taksën e ndërtimit dhe atë të zënies
së hapësirave publike, si një mënyrë për të siguruar më shumë të ardhura
për qytetin nga fitimet e ndërtuesve dhe bizneseve që zaptonin pa kufi trotuaret
dhe hapësirat publike.Taksë kjo që u kundërshtua nga një pjesë e ndërtuesve të
përfaqësuar nga Nikollaq Neranxi, si dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në
Këshillin Bashkiak, të cilët kërkuan anulimin e taksës për ndërtimet dhe zënien
e hapësirës publike.