Gjykata e Tiranës vendos “arrest shtëpie” për Rroshin

468
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshin. Kryetari Rroshi u arrestua pak ditë më parë për mosdeklarim të dhënash në formular. Ndërkaq, para gjykatës janë mbështetës të kreut të Bashkisë Kavajë. Ne vendimin e gjyqtarit të masës Dritan Caka, mesohet se ai ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Roshin. Në këtë vendim, thuhet se kreu i bashkisë ka falsifikuar formularin e dekriminlizimit, pasi nuk ka deklaruar 5 emrat e ndryshëm që ka përdorur ndër vite në Europë. Nuk ka pasqyruar në formular, arrestimet, dëbimet dhe dënimet e marr nga drejtësia Italiane dhe ajo e Zvicrës.
Sigal