Gjykata e Tiranës dënon me 17 vite burg Francesco Becchettiin

178
Sigal

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin Italian Francesco Becchetti.

Kujtojmë se Francesco Becchetti akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e paligjshëm të parave, si dhe për pastrim parash, së bashku me një nga ortakët e tij.

Shqipëria ka një borxh mbi 100 milion euro për rastin e Becchett-it, vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit dhe çështja e tij u zvarrit në kohë pasi 6 prokurorë dhanë dorëheqjen.

Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit “Agon Channel” dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

Becchetti kundërshtoi akuzat dhe u shpreh se e gjithë çështja ndaj tij ishte e motivuar politikisht. Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në ty dy shkallët e gjykimit.

Në korrik të vitit 2015, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për biznesmenin italian, Francesco Becchetti, si edhe për disa nga punonjësit e firmave të tij në Shqipëri.

Në kohën që Prokuroria nisi hetimet, biznesmeni italian vijonte të ishte në arrati me një mandat arresti ndërkombëtar të lëshuar për të. Sipas Becchetti-t, ndjekja e tij penale në Shqipëri bëhet për arsye politike, duke paralajmëruar se do të vazhdobte përballjen me shtetin shqiptar në rrugë ligjore për dëmet që i ishin shkaktuar bizneseve të tij.

Theksojmë se dënim me burg ka marrë dhe nëna e tij, Liljana Condomiti për të cilën gjykata caktoi 8 vite heqje lirie.

Mësohet se dhe personat e tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë të biznesmenit në skemat e mashtrimit janë dënuar si më poshtë:

Mauro De Renzis- 16 vite burg

Liliana Condomitti (nëna e Bechettit)- 8 vite burg

Erjona Troplini-8 vite burg

Stavri Peci- 2 vite, pezullim ne shërbim prove

Fetah Dervishi- 3 vite burg, pezullim ne shërbim prove