Gjykata e Lartë nuk do pranoj padi për pushimet nga puna dhe vjetërisinë

180
Sigal

Projektudhëzimi i qeverisë mbi  pushimet nga puna dhe vjetërsinë

Institucionet publike të mos bëjnë rekurse në Gjykatën e Lartë

Pas kërkesës nga Gjykata e Lartë që institucionet publike të mos bëjnë rekurse pranë kësaj gjykate për çështje të cilat nuk kanë aktualitetin apo interesin publik, këshilli i ministrave ka nxjerrë një projekt udhëzim drejtuar ministrive të linjës dhe institucioneve në varësi të tyre për heqjen dorë nga rekurset për ankimimin e vendimeve të gjykatave të apelit dhe të Gjykatës Administrative të Apelit për çështjet që lidhen kryesisht me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, njohjen e vjetërsisë në punë etj.Bëhet fjalë për çështje të humbura në të dyja shkallët e gjykimit dhe kur vlera e padisë është më e vogël se dyzetfishi i pagës minimale, si dhe kur vendimet e dëmshpërblimit janë ekzekutuar.Kjo masë është kërkuar nga Gjykata e Lartë me qëllim lehtësimin e shqyrtimit të çështjeve, pasi aktualisht për periudhën 2013-2020, në fushën administrative janë te regjistruara 3082 çështje, ndërsa në fushën civile janë 2322, në të cilat gjyqhumbës janë organet publike. Sipas udhëzimit heqja dorë nga rekursi bëhet me shkrim dhe sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin procedural civil dhe administrative.

Udhëzon:
1. Ministritë e linjës dhe institucionet në varësi të tyre marrin masat e nevojshme për heqjen dorë nga rekurset e paraqitur nga përfaqësuesit ligjorë të tyre, përpara hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, për ankimimin e vendimeve të gjykatave të apelit dhe të Gjykatës Administrative të Apelit për çështjet me natyrë civile dhe administrative me objekt:

  1. a) zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lindin nga marrëdhëniet e punës, në të cilat ministritë e linjës apo institucionet në varësi të tyre shfaqen në cilësinë e punëdhënësit, kur vlera e padisë është më e vogël se dyzetfishi pagës minimale, në shkallë vendi.;
  2. b) njohje/vërtetim i vjetërsisë në punë, si dhe vërtetësi/pavërtetësi/njohje e të dhënave të dokumentit (librezë pune, regjistër themeltar, listëpagesa, libër pagash, vërtetim e të tjerë);
  3. c) shpërblimin për dëmet pasurore apo jopasurore, kontraktore ose jashtëkontraktore ndaj personave fizikë a juridikë, privatë, vendas a të huaj, kur vlera e padisë është më e vogël se dyzetfishi pagës minimale, në shkallë vendi.

ç) korrigjimin, ndryshimin, shfuqizimin, anulimin, apo konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, të nxjerrë nga organi publik, kur
plotësohet një nga këto kushte :

  1. këto kërkime nuk janë të shoqëruara me kërkimin për shpërblimin e dëmit, apo për shlyerjen e detyrimeve të tjera financiare, si dhe nuk dëmtojnë interesat
    pasurore të shtetit; ose
  2. kërkimi për shpërblimin e dëmit, për shlyerjen e detyrimeve të tjera financiare, apo dëmtimi i interesave pasurore të shtetit është në vlerë më të vogël se
    dyzetfishi pagës minimale, në shkallë vendi;
  3. d) detyrimin e organit publik për të nxjerrë aktin administrativ, për të kryer veprimin administrativ, ose një veprim tjetër administrativ, kur plotësohet një nga
    këto kushte:
  4. këto kërkime nuk janë të shoqëruara me kërkimin për shpërblimin e dëmit, apo për shlyerjen e detyrimeve të tjera financiare, si dhe nuk dëmtojnë interesat
    pasurore të shtetit; ose
  5. kërkimi për shpërblimin e dëmit, për shlyerjen e detyrimeve të tjera financiare, apo dëmtimi i interesave pasurore të shtetit është në vlerë më të vogël se
    dyzetfishi pagës minimale, në shkallë vendi;
  6. 2. Përvec cështjeve me objekt të cilësuar sipas pikës 1 të këtij udhëzimi, Ministritë e linjës dhe institucionet në varësi të tyre marrin masat e nevojshme për heqjen dorë nga rekurset e pashqyrtuara nga Gjykata e Lartë edhe për:
  7. a) paditë e tjera, pavarësisht llojit të kërkimeve në objekt, të depozituara prej tyre për të gjitha çështjet administrative dhe civile me vlerë më të vogël se dyzetfishi i pagës minimale, në shkallë vendi, për të cilat Gjykatat e Apelit ose Gjykata Administrative e Apelit kanë vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë për rrëzimin e padisë.
  8. b) paditë që, pavarësisht llojit të kërkimeve në objekt dhe vlerës së tyre, rezultojnë të kenë mbetur pa objekt, për shkak të shuarjes apo ndryshimit të rrethanave të çështjes;
  9. c) paditë, pavarësisht llojit të kërkimeve në objekt dhe vlerës së tyre, detyrimet e të cilave janë ekzekutuar plotësisht, sipas vendimeve të gjykatave të apelit dhe Gjykatës Administrative të
  10. Gjykata Apelit, me kusht që Gjykata e Lartë të mos ketë vendosur pezullimin e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe që njëkohësisht të jetë prezente të paktën një nga këto rrethana:
  11. çështja është humbur nga organi publik në të dy shkallët e para të gjykimit;
    ii. çështja vlerësohet si e pafitueshme nisur nga Vendimet unifikuese/njësuese të Kolegjeve të bashkuara, ose të Kolegjeve të veçanta,
  12. Heqja dorë nga rekursi bëhet me shkrim sipas rregullave të përcaktuar në legjislacionin procedural civil dhe administrativ, pasi organi administrativ ta ketë
    arsyetuar atë në bazë të një prej rasteve të parashikuara në dispozitat e këtij udhëzimi.

5. Për vendimet gjyqësore të parekursuara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, si dhe për vendimet e formës së prerë që do të miratohen pas hyrjes së tij në fuqi, organet administrative në varësi të Këshillit të Ministrave, do të ushtrojnë të drejtën e rekursit nëse nuk janë të pranishme rastet e parashikuara në këtë udhëzim, apo në dispozitat urdhëruese legjislacionit procedural civil dhe administrativ. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.