Gjykata e Elbasanit jep vendimin për dhëndrin e Qazim Sejdinit, dhe Hajdarin, vranë shokun e tyre

513
Sigal

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe Ardjano Hajdarin të cilë gjatë një konflikti me mjete të forta i shkaktuan vdekjen mikut të tyre Florian Lamçe.

Seanca gjyqësore u mbajt pa prezencën e medias, ndërsa në pretencën e tij prokurori Kreshnik Ajazi e asistuar nga Ermira Tafani kërkoi arrest me burg për dy të pandehurit. Ndonëse pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokati Sokol Hazizaj, solli argumenta se Sanxhaktari dhe Hajdari kanë qenë nën efektin e alkoolit kur janë konfliktuar me mikun e tyre dhe nuk e mbajnë mend sesi ka nisur, kjo nuk ka mjaftuar për ta bindur peshoren e gjykatëses Pajtime Fetahu të vendosë në favor të tyre, duke i cilësuar elemente të rrezikshëm për shoqërine.

Edhe ne seancen e sotme Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari njelloj deklaruan se ishin te shokuar nga ajo cfare ka ndodhur, madje nuk besojne se kane vrare Florian Lamcen, pasi gjate gjithe pasdites dhe mbremjes kane pire se bashku ne disa lokale ne qytet.

Në testin e kryer dy të pandehurit kanë rezultuar nën efektin e alkoolit. Ndërkohë nga goditja me sende të forta gjatë sherrit, tashmë është e konfirmuar se vdekjen Florian Lamçes ja ka sjellë një goditje në kokë nga një këmbë karrigeje që i ka sjellë çarje të kafkës si dhe një çarje e aortës në parakrahun e majtë.

Mësohet se në momentin kur janë dërguar nga spitali për në komisariat, Sanxhaktari dhe Hajdari kanë qenë të pavetëdijshëm, cka ka shtyre grupin hetimor të ngre dyshime se kanë konsumuar edhe drogë.