Gjykata e Breshias liron Elvis Elezin, i akuzuar për terrorizëm

505
Gjykata e Breshias ka lënë të lirë Elvis Elezin, shqiptarin e akuzuar për rekrutim të xhihadistëve për luftë në Siri dhe ka vendosur arrest shtëpie për militantin El Madhi Halili, të arrestuar në 25 Mars.
Por pas një procesi disa mujor, gjykatësit konstatuan se provat e mbledhura për Elvis Elezin dhe El Madh Halilin nuk janë të mjaftueshmë për ti mbajtur ata në burg.
Kur oficerët e Agjencisë Investiguese Italiane DIGOS u shfaqën në shtëpinë e Halilit ai kishte kërkuar të fshinte kompjuterin e tij në një cep të shtëpisë. Kjo tentative e kishtë një motiv, i cili u sqarua kur ekspertët kontrolluan përmbajtjen.
Në kompjuterin e Halilit gjendej ndër të tjera një manual për anëtarësim në ISIS. Në kompjuter gjendeshin gjithashtu udhëzime për për realizime atentatesh me bombë.
Por gjykata i vlerësoi këto si pozicione radikale ekstreme.
Kjo celulë e ekstremistëve islamikë që vepronte mes Shqipërisë, Italisë dhe vendeve të Ballkanit duke rekrutuar luftëtarë ishte shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me policinë e vendit tonë, ku tre persona u vunë në pranga, dy prej të cilëve shqiptarë xhaxha dhe nip, 38-vjeçari Alban Elezi dhe Elvis Elezi.
Sigal