Gjykata e Apelit do të shprehet për bllokimin e shërbimeve në RINAS, si pasojë e një vendimi kontrovers

424
Sigal

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë nesër (24 korrik) ankimin e bërë ndaj një vendimi absurd të marrë nga një gjyqtare e Gjykatës Krujës që solli bllokimin e shërbimeve kryesore në aeroportin e vetëm dhe ndërkombëtar në Shqipëri, atë të Rinasit.

Pikërisht më 15 maj 2020, A&A Airport i drejtohet Gjykatë së Krujës me një kërkesë të ndryshme në objekt, por që sipas TIA-s synon sërish të ndalojë veprimet e mëtejshme të koncesionarit mbi dyqanet dhe restorantet në aeroport dhe duke bllokuar punën e tyre. Në kërkesën e dytë A&A Airport kërkon “sekuestro konservative” mbi mjediset dhe sendet e luajtshme, duke parashtruar po ashtu edhe bërjen e një kallëzimi penal ndaj TIA-s dhe duke pretenduar se mjetet e saj të punës po lëvizeshin në mënyrë të paligjshme.

Gjyqtarja Enkeledi Hoxha që ka marrë në shqyrtim kërkesën brenda të njëjtës ditë kur është bërë padia, ka vendosur ta pranojë dhe të bllokojë dyqanet dhe baret apo sendet e luajtshme deri në zgjidhje të çështjes në themel.

Ndaj këtij vendimi gjyqtares Enkeledi Hoxha, TIA reagoi publikisht duke i cilësuar vendimet e saj të paligjshme, dhe duke lënë të kuptohej se dyshonte për veprime të organizuara që merreshin brenda një kohe të shkurtër dhe që përfshinin gjykatën dhe përmbarimin.

“TIA bën thirrje se klima e biznesit merr goditje të rëndë, sa herë kjo drejtësi shtrembërohet”, thuhet në një komunikatë për mediat të lëshuar në maj të këtij viti.

Gjithashtu,  TIA shtoi se ishte ankuar në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë për gjyqtaren Hoxha, e cila më herët është përmendur për vendimet kontraverse të lirimit me kusht të disa të dënuarve për krime të rënda, përshirë Ilir Paja dhe Indrit Dokle.

Si pasojë e këtij vendimi absurd të gjykatës së Krujës, të ndikuara siç duket nga veprimet e administratoren e A&A Airport, Aliona Zeqiri, kanë sjellë bllokimin e pezullimin e aktiviteteve të dhjetëra biznese që ushtrojnë aktivitetin.

Restorantet, shërbimi katering, bar kafet dhe disa biznese të tjera në Aeroport janë bllokuar,  pikërisht  pasi Aliona Zeqiri nëpërmjet një gjyqtare në Kruje ka vendosur pezullimin. Vendimi kontrovers i gjyqtares së Krujës për llogari të administratores Zeqiri ka sjellë këtë situatë në dëm të bizneseve dhe të aeroportit të Rinasit, që nuk ka mundësi t’i ofrojë shërbime sipas standardeve që operojnë edhe aeroportet e tjera ndërkombëtare. Vendimi i gjykatës për llogari të Zeqirit është ankimuar në gjykatë dhe është momenti që drejtësia të rishikojë procedurat e ndjekura nga gjyqtarja e Krujës, pasi shpallja brenda të njëjtës ditë ku u bë padia lë një shije të hidhur dhe ngre shumë pikëpyetje.