Gjuha angleze për klasën e parë, Ministria e Arsimit nxjerr urdhrin

228
Sigal

Prej 13 shtatorit, gjuha angleze do të jetë gjuha e parë që do të mësohet në të gjitha shkollat e vendit, duke nisur nga klasa e parë. Ministria e Arsimit ka nxjerrë urdhrin i cili pritet t’i japë fund edhe pakënaqësisë të prindërve mbi mungesën e programit të lëndës gjuhë angleze në disa shkolla, duke e zëvendësuar atë me gjuhë të tjera. “Që prej këtij shtatori gjuha angleze do të nisë të mësohet në të gjitha shkollat e vendit që në klasën e parë”, tha Kushi.

Gjuha angleze do jetë gjuha e parë për të gjithë nxënësit, nga klasa e parë deri në të 12-ën. Zbatimi i këtij vendimi, i cili unifikon anglishten si gjuhën e huaj që do të mësohet në ciklin e arsimit të detyrueshëm, pritet të krijojë dhe një lehtësim sa i takon shqetësimit të prindërve se në disa shkolla të arsimit 9-vjeçar, ofrohej gjuha angleze, e në disa të tjera frëngjishtja.

Ndër vite interesi për mësimin e gjuhës angleze, tek fëmijët shqiptarë ka qenë i lartë, nisur kjo nga fakti se shumë prindër paguajnë për mësimin e kësaj gjuhe duke i dërguar fëmijët në kurse private. Mësimi i hershëm i gjuhës angleze shihet si i lidhur ngushtësisht dhe me njohjen e përdorimin e teknologjisë.