Gjobat e reja, tregtarët protestë nesër në orën 09:00, para kryeministrisë

520
Tregtarët dhe anëtarët e shoqërisë civile pritet të mblidhen nesër për të protestuar para kryeministrisë në orën 09:00 të mëngjesit. Tregtarët do të protestojnë lidhur me ligjin e procedurave tatimore i cili ka hyrë sot në fuqi. Sipas këtij ligji të gjitha gjobat që do të vendosen në rast konstatimi të shkeljeve do të jenë nga 500 mijë lekë të rinj deri në 1 milion. Këto gjoba janë cilësuar nga biznesi, por edhe nga aktivistë të shoqërisë civile si marramendëse dhe falimentuese.
Edhe ditën e martë tregtarët e Tregut të Medresesë dhe ata të tregut çam kanë protestuar për rreth dy orë ndërsa nesër pritet që protestës ti bashkohen edhe tregtarët e tregjeve të tjera në kryeqytet. Nismëtarët e kësaj proteste kanë deklaruar që më herët se ata janë pro formalizimit por kundër falimentimit dhe u kanë bërë thirrje partive politike që të rrinë larg protestës. 
Sigal