Gjoba për shpejtësinë dhe alkolin, 147 ndëshkime të policisë gjatë fundjavës

513
Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, policia rrugorë e kryeqytetit ka ndërmarrë një sërë masash penalizuese për shoferët e automjeteve dhe motorëve. Gjatë fundjavës Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar kështu plot 147 shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor, ku ndërmjet tyre raste për përdorim të alkoolit, masa për shpejtësi tej normave të lejuara, mungesa të siguracioneve apo dhe bllokime për mospagime të gjobave.
Në këtë kuadër janë arrestuar 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Janë pezulluar 19 Leje drejtimi për alkool.
3 Leje drejtimi të pezulluara për lëvizje në sens të kundërt.
4 drejtues mjetesh kanë marrë masë administrative për OASH, për kalim të afatit të vlefshmërisë së lejes se drejtimi.
7 raste ndëshkuar për gara me shpejtësi dhe janë dërguar në OASH.
10 raste për shkelje të Semaforit.
12 raste për mungesë siguracioni dhe kontrolli teknik.
22 mjete janë bllokuar për mungesën e likujdimit të më shumë se 5 gjobave.
65 masa administrative janë vendosur për kaskat mbrojtëse.
Vazhdon kufizimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë sipas udhëzimit gjatë sezonit turistik.
Ndërkohë që për të ilustruar punën e policisë, është publikuar edhe një video, ku drejtuesi i mjetit në fakt është për tu marrë shembull për mënyrën e respektimit të uniformave blu.
Sigal