GJKKO dënon me tre vite burg ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha

172
Sigal

GJKKO ka dhënë sot vendimin për dënimin me 3 vite burgim për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

Ish-gjyqtarja e Krujës përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë vetëm 2 vite burg.

Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt 2021, me urdhër të SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit).

Ajo u shpall fajtore nga gjykata për veprën penale korrupsion, pasi së bashku me  9 persona të tjerë kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

Enkeleida Hoxha njihet si një gjyqtare që jep vendime në favor të të dënuarve për krime të rënda, si brenda dhe jashtë vendit.

Më 7 nëntor të vitit 2017, Enkeleida Hoxha liroi nga burgu Genci Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale.

Genc Tafili është liruar në vitin 2017 me kusht nga Gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Po në nëntor të 2017-ës, gjyqtarja Enkeleida Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tri herë.