GJKKO dënon me 10 muaj burg ish zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda

168
Sigal

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1.3 vite burg ish zv ministren e brenshme Rovena Voda. Sipas SPAK, Voda është fajtore për akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshmën ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar ndaj saj është 10 muaj burg, si edhe 3 vjet heqje e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike. Edhe për dy të bashkëpanehurat e tjera të kësaj dosjeje, Florida Beu dhe Majlinda Hasani gjykata dha nga 10 muaj burg. Në seancën e kësaj të enjteje, u lexuan edhe konkluzionet e mbrojtjes.

Nëpërmjet avokatit të saj Voda pretendon ka mohuar të ketë ndikuar për të siguruar një vend pune për shtetasen Florida Beu. Kujtojmë se SPAK kërkoi dënimin e vodës me 1.6 vite burg, ndëesa për Beun dhe Hasanin, prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e tyre me nga 15 muaj burg.

Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut si specialkste në ministri.