Gjirokastra pushtohet nga mjegulla dhe i ftohti i acartë, probleme në akset nacionale

94
Sigal

Prej 24 orësh Gjirokastra është pushtuar nga mjegulla e dendur dhe i ftohti i acartë.

Shqetësuese mbetet situata në akset nacionale sidomos në aksin Gjirokastër – Kakavijë ku qarkullimi është i dendur si pasojë e fluksit të shtuar të lëvizjeve nga pika kufitare e Kakavijës.

Prej më shumë se 40 minutash, një defekt në nënstacionin e ri elektrik të qytetit, si pasojë e mbingarkesës në rrjet, la pa energji pjesën më të madhe të qytetit.