Gjirokastër, nëna dhunon vajzën 7-vjeçare në sy të mësuesve

513
Sigal

Një nënë është arrestuar nga ana e Policisë së Gjirokastrës, për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj.

Burime bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasja Rudina Murataj, 35 vjeçe banuese në Gjirokastër, me arsim të lartë.

Kjo sepse rreth orës 12:00 të ditës së djeshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijës së saj të mitur 7 vjeç shtetases A. I. K, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Naim Frashëri Gjirokastër, në prani të stafit pedagogjik të kësaj shkolle.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë shtyrë këtë nënë të ushtrojë dhunë publikisht ndaj vajzës së saj të mitur.

Burime konfirmojnë se ky nuk është rasti i parë që Murataj ushtron dhunë ndaj fëmijëve të saj, pasi ka pasur dhe precedente të mëparshëm.