Gjirokastër/ Gjenden 30 predha të Luftës së Dytë Botërore

495
Sigal

30 predha që mendohet se janë që nga Lufta e Dytë Botërore janë gjetur ditën e djeshme në Golem të Gjirokastrës.

Pas zbulimit, forcat xheniere kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur sigurimin e zonës dhe janë zhvendosur drejt Tiranës për të bërë demontimin e tyre.

Kujtojmë se në vitin 2017 në fshatin Bënç të Tepelenës u gjet një numër i konsiderueshëm predhash të cilat për shkak të reshjeve me intensitet të lartë të shiut kishin zbritur anës lumit dhe kishin sjellë panik tek banorët e zonës.

Po ashtu dhe pak ditë më parë në Vlorë u gjetën tre predha të pashpërthyera, të cilat gjithashtu datonin që nga Lufta e Dytë Botërore.