Gjirokastër, asgjësohen 580 rrënjë Cannabis, arrestohet kultivuesi

494
Policia e Gjirokastër në sajë të operacioneve anti-kanabis ka mundur të evidentojë dhe asgjësojë 580 bimë narkotike të kultivuara të llojit Cannabis Sattiva. 
Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të fshatit Plesat, Komuna Cepo, janë asgjësuar bimët narkotike, ndërsa në pranga është autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, Bello Kalani, 51 vjeç, banues në Kodër, Gjirokastër.
Ky shtetas dyshohet të jetë kultivues i 580 bimëve narkotike të gjetura e asgjësuara në vendin e quajtur “Përroi i Jakos”, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal