Gjirokastër, asgjësohen 1471 bimë narkotike, 2 persona në pranga dhe 3 në kërkim

610
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur asgjësimin e 350 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva në fshatin Zenelaj, komuna Cepo Gjirokastër si dhe 21 rrënjë bimë narkotike në fshatin “Asim Zeneli” Gjirokastër. 
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit Vladimir Novi, 61 vjeç , banues në fshatin Zenelaj, pasi dyshohet si autor i kultivimit të 350 bimëve ne vendin e quajtur “Korie “ mbifshatin Zenelaj. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Pëllumb Danaj, 59 vjeç banues në fshatin “Asim Zenel”,Gjirokastër, pasi në një parcel që posedon ky shtetas, ju gjetën dhe asgjesuan 21 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva.
Ndërsa nga strukturat e policisë së komisariatit Përmet u bë asgjesimi i 1100 rrënjve bimësh narkotike cannabis sattiva të kultivuara në një parcelë të marrë me qera në fshatin Odrican, Përmet. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë ndalimi i i shtetasit, Përparim Bejko, 55 vjeç, banues në Durrës. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit, Bilke Zoto, 29 vjeç, banues në Përmet. Fatmir Zhupa, 39 vjeç, banues në Gjirokastër. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjëtrin, kanë kultivuar në një parcel të marrë me qera në fshatin Odrican, Përmet ,1100 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Materialet për të dyja rastet i kaluan Prokurorive përkatëse të Rrethit Gjyqësor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike “.
Sigal