Gjirokastër/ 23-vjeçari transportonte tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit

292
foto ilustruese
Sigal

Një 23-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar pasi u kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Njoftohet se në pranga është vënë K. Z., 23 vjeç, banues në Gjirokastër. I riu u kap në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Grapsh”, u kap duke transportuar me automjetin tip”Benz”, tre emigrantët, në drejtim të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që ai drejtonte.