Gjeti mbesën duke qarë, tezja “hakmerret” dhe dhu.non mësuesen e shkollës 9-vjeçare në Memaliaj

113
Sigal

Dhunohet një mësuese ne ambjentet e shkollës. Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9 vjeçare “Nimete Progonati” në qytetin e Memaliajt ku mësuesja M.H. 43 vjeçe është dhunuar nga tezja e një femije ne ambjentet e shkollës.

Shkak është bërë pretendimi për bullizim të nxënëses 9 vjeçare në klasen e 3 prej mësueses M.H.

Tezja e femijes 9 vjeçar kishte shkuar të merrte femijen nga shkolla nderkohe u ndesh me të qarat dëshpëruese te mbesës se saj, e cila u ankua se mësuesja e kishte qëlluar dhe bullizuar gjatë procesit te sotëm mësimor.

Kaq është dashur që S.K. tezja e femijes, të shkonte tek mesuesja dhe aty të ndizej debati që degjeneroi me përdorimin e dhunës ndaj mësueses në krye të detyrës. U desh ndërhyrja e stafit të mësuesve qe ngjarja te pushonte me kaq. Mesuesja ka shkuar ne polici ku ka denoncuar agresoren S. K. për dhune për shkak te detyres.