Gjermani, ndalohet grupi islamik që rekrutonte luftëtarë të ISIS

547
Sigal

Policia gjermane ka bastisur xhami, zyra dhe banesa, ndërsa është ndaluar një grup personash, të cilët akuzohen për përpjekje të rekrutimit të luftëtarëve për militantët e Shtetit Islamik. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme gjermane. Bastisja u zhvillua sot herët në mëngjes.

Një zëdhënëse e ministrisë e përshkroi organizatën “Feja e vërtetë” si një rrjet mobilizues për grupin militant Shteti Islamik, megjithëse tha se nuk ka shenja se vetë po planifikonte sulme, njofton AP.

Ministri i brendshëm Thomas de Maiziere beson se grupi po nxiste urrejtje, tha ajo. Ministri do të bëjë një deklaratë më vonë gjatë ditës edhe për arrestimet dhe për ndalesën. (REL)