Gjendet një trup i dekompozuar në lumin Seman

53
Sigal

Trupi i një personi të dekompozuar është gjetur në brigjet e lumit Seman në fshatin Arapaj në Roskovec.

Burime bëjnë me dije se trupi i përket seksit mashkull, por është ende i paidentifikuar.

Trupi i tij është gjetur në orët e vona të së enjtes nga dy peshkatarë të cilët sapo kanë pikasur kufomën kanë njoftuar policinë.

“Më datë 04.08.2022, në fshatin Arapaj, në lumin Seman, është gjetur një trup i pajetë, ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.